OBSH: "Omicron" me përhapje shqetësuese në Europë

12.01.2022 12:40

OBSH parashikon një situatë të zymtë Covid....

OBSH  parashikon një situatë të zymtë Covid. Deri në mes të marsit,  mund infektohen  më shumë se gjysma e evropianëve, teksa Omikron po shndërrohet shpejt në variantin dominant në Evropën Perëndimore dhe po përhapet tani edhe në Ballkan.

Vetëm në javët e para të 2022 , në rajonin europian janë regjistruar më shumë se shtatë milionë raste, pra  ka një dyfishim brenda një harku kohor dyjavor. Omikron ndërkohë është raportuar në 50 nga 53 vendet në Europë dhe në Azinë Qendrore. Omikron përhapet më shpejt se të gjitha variantet e mëparshme të Sars-CoV-2. OBSH megjithatë bën thirrje që shkollat të qendrojnë të hapura. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për fëmijët, ndaj shkollat duhet të jenë vendet e fundit që duhet të mbyllen në rast nevoje dhe të parat që duhen hapur sërish me zbutjen e situatës thonë nga OBSH .

Varianti Omicron, Fauci: Do na prekë të gjithë, në rrezik të pavaksinuarit

Edhe këshilltari amerikan për pandeminë Antoni Fauçi është I mendimit se omicron do na prekë të gjithëve por çmimin më të madh do ta pagujanë të pavaksinuarit.

“Me shkallën e tij të jashtëzakonshme  të efikasitetit të transmetueshmërisë, Omicron përfundimisht do të na prek pothuajse të gjithëve. Edhe ata që janë vaksinuar apo që kanë marrë një dozë përforcuese do të ekspozohen. Disa, ndoshta shumë prej tyre, do të infektohen, por me shumë mundësi, me disa përjashtime, do ta kalojnë mjaft mirë në kuptimin e mos shtrimit në spital dhe vdekjes.” – tha këshilltari amerikan për pandeminë, Antoni Fauci.

Në Shtetet e Bashkuara, të paktën 1 në 5 amerikanë ose rreth 65 milionë njerëz  nuk janë të vaksinuar. SHBA kanë mesatarisht më shumë se 754 mijë raste të reja infektimesh çdo ditë. Kjo është 3 herë më shumë se piku i janarit të vitit të kaluar dhe efekti i atribuohet variantit Omikron. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)