Vazhdojnë emërimet partiake joligjore në KRRE
VMRO - DPMNE kundërshton propozimin e BDI-së....

VMRO - DPMNE kundërshton propozimin e BDI-së për emërimin e Merita Demës në Komisionin Rregullator për Energjitikë. Sipas opozitës, një nga kushtet për t'u anëtarësuar në KRRE, është përvoja 10 vjeçare e punës në fushën e energjetikës, ndërkohë që BDI ka propozuar një anëtar që ka vetëm 9 vite që është dipomuar e 8 vite përvojë. Sipas VMRO-së , ekzekutivi vazhdon të shkelë ligjet duke zgjedhur njerëz të cilët si shpërblim më pas do të votojnë për tenderët partiakë të partnerëve të koalicionit.
“Si mund të zgjidhet anëtar i një organi të tillë të pavarur, i cili rregullon çmimet e energjisë elektrike, gazit, naftës, ngrohjes qendrore dhe ujit, dikush që nuk ka përvojën e nevojshme të punës. A po zgjedh Zaev qëllimisht një staf të tillë, i cili më pas do të nënshkruajë ndonjë rritje të çmimit të energjisë elektrike, në mënyrë që të realizohen tenderët e klanit Zaev në REK Manastir ? Kjo është shkelje klasike e ligjeve nga qeveria e BDI-së së LSDM-së. Ky është shembull klasik i partizimit të institucioneve, siç është Komisioni Rregullativ për Energjitikë, i cili duhet të jetë organ i pavarur” – tha anëtari i Komisionit për Energji të VMRO-DPMNE-së, Stevçe Antovski.
