Antarësimi i RMV-së në BE, rritet numri i qytetarëve bullgarë që janë “pro”
Shkon në rritje përqindja e qytetarëve në Bullgari...

Shkon në rritje përqindja e qytetarëve në Bullgari që mendojnë se duhet të thuhet “po” për fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së pa marrëveshje paraprake për çështjet e hapura.
Kështu mendojnë 29.6% të të anketuarve, që është një rritje prej rreth 13% në krahasim me nëntorin 2020. Sipas një ankete të kryer nga “Alfa Research” i prezantuar gjatë emisionit javor "Referendumi" në Televizionin Kombëtar Bullgar kushtuar marrdhënieve bullgaro-maqedonase, gjithsesi përqindja e atyre që duan fillimish të zgjidhen cështjet e hapura, sërisht është e lartë.
69% e bullgarëve mendojnë se nuk duhet lejuar fillimi i negociatave pa zgjidhjen e çështjeve të hapura, një ulje gjithsesi nga viti 2020 , ku këtë qëndrim e kishin 81.1 % e të anketuarve. Sipas kësaj ankete pothuajse 61% e qytetarëve bullgarë besojnë se RMV duhet të bëhet anëtare e BE-së, ndërsa 32,2%. e të anketuarve janë të mendimit se nuk duhet të bëhet.
Anketa e “Alpha Research” tregon gjithashtu se 61,9% e të anketuarve besojnë se qeveritë e reja të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të ruajnë pozicionet e tyre aktuale, por edhe t'i përmirësojnë ato për të zhbllokuar negociatat e vendit me BE-në. Nga ana tjetër, 12.4 për qind mendojnë se duhet të ruhen pozitat aktuale, ndërsa 25.7 për qind janë të mendimit se duhet të ndërtohen pozita krejtësisht të reja.
Në pyetjen se cilat tema duhet të përfshihen në negociatat para se Bullgaria të marrë vendim për heqjen e vetos , 80,1% e të anketurve janë për historinë.
Për Arsimin dhe kulturën janë janë përgjigjur 76,1 për qind, për ekonomi dhe transport janë përcakturar 65,5 për qind dhe për infrastruktur 63,3 për qind.
Anketa gjithashtu tregon se çdo i gjashti bullgar ka lidhje familjare ne Maqedoninë e Veriut. Pyetjes nëse në mesin e të afërmve, përfshirë edhe ata të largët, keni njerëz me rrënjë në hapësirën gjeografike të Maqedonisë, 17,3 për qind janë përgjigjur me “po”. 81,9% thanë “jo”, ndërsa 0,8% nuk e dinin. (Sanije Kasami, TVM2)
