Dimitrov për qeverinë e ardhshme: Për pozicionet e mia, nuk kishte vend
Pas 4 vite e gjysëm nga funksioni i ministrit të jashtëm....

Pas 4 vite e gjysëm nga funksioni i ministrit të jashtëm dhe zv/kryeministrit për eurointegrime, Nikolla Dimitrov largohet duke shpalosur një sërë pakënaqësisë nga roli tij prej diplomati, si dhe duke folur edhe për mospërfshirjen e tij në qeverinë e ardhshme.
"Jam njeri i principeve, pozicionimeve të fuqishme dhe nuk kuptoj shumë nga pazaret partiake, ndaj, nuk do të gjendem mes emrave të qeverisë vijuese”, - tha Dimitorv.
“Nuk kishte vend për pozitat e mia në qeverinë e re. Nuk jam njeri që tërhiqem nga lufta, nuk jam tërhequr sepse mbaj përgjegjësI. Bashkë me faktin që për pozicionet e mia nuk pati vend në qeverinë e ardhshme, prandaj nuk u befasova veçanërisht nga oferta që mora për të qenë ambasador në Uashington. Jo vetëm që do të më largonin nga vendi, por do të më lidhte edhe gjuhën” – tha Zv.Kryeministri për Eurointegrime, Nikolla Dimitrov.
Dimitrov për negociatat me Sofjen: S'kam besim të plotë tek ministri Osmani
Duke folur për negociatat me Bullgarinë, Dimitrov për herë të parë shprehu mosbesimin e tij tek minsitri i jashtëm Bujar Osmani.
"Ai vazhdimisht ka presion që të ketë sukses me çdokusht ndërsa unë gjithmonë kam thënë se disa çështje nuk negociohen" , theksoi Dimitrov.
“Po, nuk kam besim të plotë te ministri i jashtëm, kolegu i deritanishëm, duke pasur parasysh përvojën time, si në koordinimin e brendshëm, ashtu edhe në kontaktet me BE-në dhe përfaqësuesit e institucioneve evropiane në Bruksel. Kam një ndjenjë që ka një “shtytje” për sukses me çdo kusht dhe mendoj se nuk është mirë. Ndoshta e kam gabim dhe shpresoj të gaboj”- u shpreh Dimitrov.
Dimitrov përfundoi paraqitjen e fundit me gazetarët me mesazhin se do të përcjell situatën politike nga ndonjë format tjetër, dhe se do ti kundërvihet secilës qasje joevropiane, sidomos në raport me Sofjen. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
