Maqedoni
Filloi ndërtimi i Sh.F në Vizbeg, Grubi: Në përfundim e sipër edhe shkolla tjera
12.01.2022 14:57
Pas tetë vitesh premtime filloi ndërtimi i shkollës fillore në Vizbeg e cila do të zgjidh problemin e nxënësve...

Pas tetë vitesh premtime filloi ndërtimi i shkollës fillore në Vizbeg e cila do të zgjidh problemin e nxënësve të cilët udhëtonin tre e më shumë kilometra për të mësuar në shkolla tjera. Shkolla do të ketë sipërfaqe prej 12 mij e 29 metra katror, kapacitet për mbi 500 nxënës dhe 17 paralele.
Qeveria po punon intezivisht edhe për përfundimin e ndërtimeve të shumë shkollave me mësim në gjuhën shqipe.
“Sipas premtimit të realizuesit kompanisë brenda 18 muajve maksimum do të përfundojnë punimet në shkollë, ndoshta edhe më herët, siç e përfunduan edhe shkollën në Reçicë të vogël para afatit. Është në përfundim e sipër edhe shkolla në Bllacë, dy prej problemeve kryesore me të cilat u ballafaquam si Qeveri dhe kam bindje të thellë se do ti përfundojmë para afatit. Për shkollën në Idrizovë do ta presim Ministrin e ri të Arsimit dhe do ti qasemi të gjitha shkollave problematike edhe asaj në Sellcë”, u shpreh zv/kryeministri i parë, Artan Grubi.
“Në periudhë prej 18 muajsh duhet të bie zilja dhe nxënësit të ulen në bankat shkollore. Vetëm një shtet që investon në nxënës dhe cilësi të arsimit, mund të pret të ardhme të ndritur. Treguam si Qeveri se intenzivisht ndërtuam dhe rikonstruuam shkolla, Qeveria dje miratoi programin për vitin 2022 për rikonstruim dhe ndërtim të shkollave fillore dhe të mesme”, thekoi ministrja e arsimit Milla Carovska.
Komuna e Butelit për transportin e nxënësve, së shpejti ky problem do të zgjidhet
“Duhet të thjeshtësohen procedurat për ndërtimin e shkolave çerdheve sepse shum vite pritet për nevoja elementare. Unë konsideroj se të gjitha partitë politike duhet të miratojnë konsensus për thjeshtësimin e procedurave. Do të angazohen dhe do të jap gjithçka nga vetja të përfundojë ky proekt, por edhe për ndërtimin e infrastrukturës, rrugore”, u shpreh kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski.
Për ndërtimin e shkollës janë paraparë rreth 107 milionë denarë dhe punimet do të zgjasin 18 muaj. Nga komuna e Butelit potencuan se është realizuar takim me drejtorin e ndërrmarjes së transportit publik dhe brenda dhjetë ditësh pritet edhe zgjidhje për transportin e nxënësve të Vizbegut.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
