Ndotja e ajrit, debatet vazhdojnë, kërkohet zgjidhje

12.01.2022 15:23

Ndotja e ajrit mbetet një nga problemet kryesore....

Ndotja e ajrit mbetet një nga problemet kryesore me të cilat vendi po përballet vite me radh, por pa një zgjidhje konkrete .

Vendi ynë vazhdon të jetë lart në listën e  vendeve më ajër tepër  të ndotur. autoritetet përgjegjëse ende këkrojnë zgjidhje afatgjata

“10 vite me rradh flasim se sa shumë është ajri ndotur, ndërsa viteve të fundit jemi dëshmitar të ekspanizionit të paparë të ndërtimeve. Komuna Qendër ngadalë po sigurt po e  humb të gjithë hapësirën përreth që ndoshta do të mundej të apsorbohej ndotja e ajrit” – tha Jane Dimeski nga Këshilli Inspektoral Qytetar.

“Propozojmë që ndotësve të mëdhej në Shkupt tu instalohet monitorim gjithpërfshirës, që do të thotë, në fillim, në mes dhe në fund të fabrikës  të vendosen tre stacione matëse që do të masin qarkullimin dhe cilësinë e ajrit përgjatë fabrikës në fjalë. Me ketë do të ishin qartësuar gjërat se kush sa ndot” – u shpreh  Gorjan Jovanovski, Këshilltar në Qytetin e Shkupit,  nga “Qyteti i gjelbërt human”.

“’Rek Manastiri’ është pika jonë më e dhimbëshme për të cilën askush nuk dëshiron të flas. Sipas disa të dhënave komuna e Manastirit është dyta me rradh me numrin e personave me sëmundje malinje” – deklaroi Gabriela Ilievska nga OJQ “Ndryshe” – Manastir.

Ambientalistët  thonë se mungesa e të dhënave , pengon përpilimin e strategjisë së qendrueshme në luftën kundër ndotjes së ajrit. Nga Ministria e Ekologjisë thonë se në dispozicion janë 20 stacione matëse por për rezultate konkrete, duhet kohë.

 “Nuk mund të presim se ulja e ndotjes së ajrit do të ndodh për 1, 2  ose 3 vjet. Duhen të ndërmerren një sërë masash sepse edhe përvoja e vendeve eurpoiane ka treguar se duhen 10 ose 15 vjet për të ulur ndotjen e ajrit” – theksoi Kaja Shukova nga Ministria e Ekologjisë.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit thotë se për një muaj shërbimet kanë pastruar 120 deponi të egra, ndërsa gjatë 10 ditët e ardhshme do të formohet Këshilli Ekologjik i cili do të miratojë dhe implementoj masa për përmirësimin e ajrit.  

“Gjatë periudhës së ardhshme do ti implementojmë  të gjithë masat që të mud të themi se  kemi ndërmarr masa serioze dhe vitin e ardhshëm  të munda presim pa tejkaluar kufijtë  e ndotjes” – tha Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.  

Ambientalistët janë të mendimit se një ndër prioritet është  që institucionet publike të zëvendesojnë sistemet e vjetra të ngrohjes dhe në vend të mazutit të përdorin lënde më pak ndotëse. (Rexhep Qamili, TVM2)