Maqedoni

Qeveria e re, Grubi: Pr/programin e kemi hartuar bashkë

12.01.2022 15:39

Pr/përbërja e re qeveritare dhe pr/program qeverisë do të jenë para deputetëve më 15 janar...

Kryeparlamentari Xhaferi edhe zyrtarisht caktoi seancë të re për zgjedhjen e Qeverisë së RMV-së, e 60-ta me rradhë. Zyrtari i lartë i BDI-së, Artan Grubi, thotë se pr/programi qeveritar është hartuar sëbashku dhe pret zbatimin e plotë të tij, deri në zgjedhjet e rregullta parlamnetare.         
 
“Mora pjesë në programin e Qeverisë. E shkruanim deri dje, sëbashku. Jam shumë i kënaqur nga programi dhe jam i bindur se përbërja e re do ta vazhdojë punën e përbërjes së deritanishme dhe do ta zbatojë në tërësi”, u shpreh Artan Grubi nga BDI. 
 
LSDM paralajmëron masa të reja anti-krizë
 
LSDM konsideron se Qeveria e kryesuar nga kjo parti vazhdon të ketë në vëmendje shëndetin ekonomik të kompanive dhe buxhetin familjar. Paralajmërojnë masa të reja anti-krizë.   
 
“Në rrjedhë është përgatitja e masave anti-krizë, të cilat do të japin nxitje të fortë për kompanitë dhe do të jenë përkrahje për buxhetet familjare të qytetarëve. Qeveria e udhëhequr nga LSDM është këtu që t’u ndihmojë qytetarëve dhe kompanive edhe në këtë krizë energjetike siç u ndihmonte edhe gjatë pandemisë”, theksoi deputetja e LSDM-së, Marija Georgievska.  
 
VMRO: Qeveria blen pjata ari në kohë krizash
 
Për dallim nga LSDM, VMRO DPMNE vlerëson se Qeveria nuk është prudente dhe bën shpenzime të panevojshme në kohë krizash. 
 
“Në mes të gjendjes së krizës energjetike, Maqedonia fundoset në kriza, a Qeveria blen pjata, lugë dhe pirunë të artë. Pse? Që ashtu, mbretërisht ta pret në Qeveri ushtarin Kovaçevski me shpurën e tij të Zaevit. Ky është shembull i lajthitjes”, theksoi zëdhënës i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
 
Qeveria e re, e mandatarit Kovaçevski, pritet të zgjidhet më së voni më 16 janar, para mesnate. Siç njoftoi vetë Kovaçevski, edhe qeveria e tij, ndër të tjera, do të ketë prioritet ballafaqimin me krizën energjetike dhe pasojat e saj në ekonomi si dhe përballjen me pandeminë.     
 
SHPËTIM NUREDINI