“Covid19”, 3 fatalitete, 1822 raste të reja në 24 orë, 351 të hospitalizuar në një javë

12.01.2022 15:55

Është 3 numri i fataliteteve "Covid19" në 24 orët e fundit...

Është  3 numri i fataliteteve "Covid19" në 24 orët e fundit.  Në mënyrë plotësuese nga Termini im, janë regjistruar si fatalitete me diagnozë covid edhe 4 persona, me datë reale vdekjeje nga 28 dhjetori deri më 6 janar. 

Nga 7.123  testime të kryera 24 orët e fundit, janë regjistruar edhe 1.822 pacientë pozitivë. Kryeson Shkupi me 918 raste dhe Manastiri me 198, ndërsa qytetet e tjera kanë më pak se 100 të infektuar në këto 24 orë.

173 nga testet pozitive, janë në fakt ri-infektime. Janë regjistruar edhe 668 pacientë të shëruar.  Në vend ka aktualisht  13.478 rast aktive.

Në vetëm jnë javë, numri i të testuarve pozitivë nga Covid-19 është rritur me 51%. Të sëmurët janë nga të gjitha grupmoshat, por rritja më e madhe e numrit të pacientëve është regjistruar në grupmoshat e moshave 20 deri në 39 vjeç.

ISHP:  51% më shumë infektime  se  javën e kaluar

Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), aktualisht në spitalet në të gjithë vendin janë të shtruar 351 persona, që është 41 për qind më shumë se një javë më parë.Sipas anketave epidemiologjike, shumica e pacientëve kishin kontakt me një rast pozitiv tre ditë para fillimit të simptomave ose rezultatit pozitiv.

Është rritur edhe numri i ekzaminimeve ditore në infektivat nëpër spitalet në vend. Numri i vizitave ditore në spitalet e Shkupit ndonjëherë i kalon 100 pacientë, njofton Instituti i Shëndetit Publik. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)