Kontesti maqedono – bullgar, Osmani: Të mos rrënojmë besimin dhe procesin

12.01.2022 16:10

Ministri për punë ta jashtme Bujar Osmani, ka ftuar ministrin Nikolla Dimitrov...

Ministri për punë ta jashtme Bujar Osmani, ka ftuar ministrin Nikolla Dimitrov dhe kolegët e tjerë të mos rrënojnë besimin e ndërtuar ndër vitesh dhe ti japin kahje tjetër procesit eurointegrues të vendit.
 
Osmani pas dyshimeve të hedhura nga Dimitrov për mosbesim për punën e tij, thotë se bisedimet janë transparente dhe udhëhiqen nga grupet e punës të cilat referojnë para ministrisë së jashtme duke mbrojtuar interesat shtetërore. Osmani sqaron se qëndrimet e tij personale janë në të njëjtën vijë me qëndrimet shtetërore. 
 
“Qytetarët presin nga ne që të shfrytëzojmë inivijativën e re politike dhe të përforcojmë besimin midis dy qeverive. Rezultat I këtij aktiviteti është vizita e kryeministrit Petkov në Shkup dhe konferencës së dy qeverive më 25 shkurt. Nga suksesi I këtyre vizitave varet se në çfarë drejtimi do të shkojë procesi. Ftoj kolegët, të tregojnë qasje fer ndaj njëri tjetrit, të ruajmë besimin që kemi kijuar ndër vitesh dhe qytetarëve tua sigurojmë ardhmërinë europiane”, thuhet në ragimin e ministrit të jashtëm Bujar Osmani në profilin tij në facebook.
 
Grubi: Osmani vepron me përgjegjësi
 
Dyshimet e Dimitrovit janë kritikuar edhe nga bashkpartiaku I Osmanit, zëvendës kryeministri I parë Artan Grubi, I cili I vlerëson si të vonuara. Sipas Grubit, Osmani I është qasur kontestut me përgjegjësi duke mbrojtur pozicionet maqedonase. Ai i bindur në gjetjen e zgjidhjes në gjashtë muajt e parë të vitit.
 
“Më vjen keq që kolegu Dimitrov në fund të mandatit e ka kuptuar që nuk I beson zoti Osmanit, ndoshta do të ishte mirë që këtë ta thoshte në fillim, dhe të ndërtonim besimin midis Osmanit dhe Dimitrovit. Unë jam i bindur që qytetarët nuk kanë kurfarë arsye që të kenë mosbesim tek Osmani e as tek qeveria, pasiqë fundja gjithçka është transparente, cilado marrëveshje që do të ndodh do të duhet të prezantohet para qytetarëve dhe të pranohet nga qytetarët”, u shpreh zv/kryeministri Artan Grubi.
 
Kabineti i Zaevit: Përse Dimitrov kundër qëndrimeve tona
 
Nga kabineti i kryeministrit në largim Zoran Zaevit, thonë se qëndrimet shtetërore në lidhje me Bullgarinë, janë ndërtuar bashkërisht, e jo nga vetë Osmani, ndërsa kërkojnë nga Dimitrov që të tregojë arsyet e vërteta të deklaratave të tij.
 
“Nuk besoj që paraqitja e zëvendës kryeministrit Dimitrov do të shkaktoj diçka, përkundrazi qëndrimet e qarta dhe transparente duhet të bëhen praktikë në demokracinë maqedonase, e jo lojrat prapa skenave të cilit do qoftë. Ashtuqë unë jam njëri prej atyre që qartë dhe publikisht përgjigjet, bisedon dhe diskuton për çdo çështje”, theksoi Lupço Nikollovski nga LSDM.
 
VMRO-DPMNE: Mosbesimi i Dimitrovit i vonuar
 
Ndërkohë edhe VMRO – DPMNE konsideron që brengosja e Dimitrovit për qasjen e Osmanit rreth kontestit, është e vonuar por brengosëse pasi ka të bëjë me shitjen e interesave shtetërore.
 
“Atë që pamë sot nga Dimitrov, pamarrparasysh në dallimet dhe problemet brenda partiake, flet qartë se LSDM dhe qeveria kanë për qëllim të bëjnë tradhëti kombëtare sa I përket Bullgarisë dhe kjo më brengos shumë”, u shpreh Aleksandar Nikollovski nga VMRO - DPMNE.
 
Sipas partisë së Mickovskit, Dimitrov dhe LSDM e dërguan vendin në rrugë të verbër sa I takon eurointegrimeve.
 
MERAL ISMAILI