Maqedoni

Rriten shifrat covid, rriten ndjeshëm vaksinimet edhe me dozën e tretë

12.01.2022 16:27

Është rritur numri I personave të infektuar me virusin korona...

Në pikën e vaksinimit në Cair qytetarët presin për tu imunizuar ku aplikohen doza të vaksinës Pfizer, për ata që duan të mbrohen nga sëmundja.
 
Disa nga qytetarë të anketuar thonë se do të imunizohen edhe me dozën e tretë të vaksinës kundër kovid-19, që të mbrohen me lehtë llojet e reja të virusit korona.
 
“Dy doza i kam marrë të tretën nuk e marr se prej atëherit nuk jam mirë. Lodhësi kam prej atëher që e kam marrë vaksinën”, shprehet qytetari.
 
“I kam marrë dy doza tash erdha ta marr dozën e tretë, mirë jam nuk kam pasur probleme”, thekson qytetari.
 
“Po kam marrë dy vaksinat, pastaj u infektova me llojin e virusit Omikron, tash pres të bëj disa analiza që ta marr edhe dozën e tretë”, shprehet qytetari.
 
“Tani sapo e morra dozën e tretë, dhe u them të gjithve që të vaksinohen se është për të mirën tonë”, thekson qytetari.
 
Mjekët thonë se numri i të vaksinuarve është rritur e në tre ditët e fundit madje ka arritur në 300 në ditë. Gjysma për dozën e tretë. Grupmoshat që vijnë për dozën e tretë janë 50 vjecar e më tepër por ka edhe 20 -25 vjecar. 
 
“Personat që janë me sëmundje kronike dhe të moshuar që të marrin edhe dozën e tretë pasiqë aplikohet pas tre muajsh të dozës së dytë, ndërsa ata të cilët nuk e kanë marrë asnjë dozë bën mirë që të vaksinohen edhe nëse e kanë kaluar parapraisht sëmundjen, sepse vaksinimi do tu rrisë imunitetin e tyre”, shprehet mjeku i përgjithshëm Rijad Ajro.
 
Virusi është i paparashikueshëm  dhe tashmë është treguar se vaksinimi mbron 10 fish ndaj komplikimeve të rënda të sëmundjes kovid 19 thotë Ajro.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI