Ukraina orientohet drejt NATO-s
Parlamenti i Ukrainës ka votuar për të hequr statusin neutral të vendit dhe për të punuar drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian...

Amendamentet e propozuara nga presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, janë miratuar me 303 vota pro nga gjithsej 450 vota.
Votimi u përshëndet nga presidenti, Petro Poroshenko, ndërkaq ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e quajti heqjen dorë të Ukrainës nga statusi neutral si kundërproduktive, e cila vetëm do të rriste tensionet rreth krizës në lindje.
“Unë mendoj se projektligji krijon iluzion dhe ky ligj i lënë në statusin dhe aspiratat për t'u bashkuar me NATO-n, siç thonë haptas politikanët ukrainas, mund të zgjidhin krizën e thellë të Ukrainës. Në vend të kësaj, ky konfrontim i tensionuar duhet të ndalet dhe një dialog i hapur duhet të fillojë, duke përfshirë pjesën e popullatës, e cila e kundërshtoi shtetin anti-kushtetues ushtarak dhe nuk u pajtua me politikën ukrainase të diktaturës”- deklaroi ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.
Lavrov, gjithashtu tha se “autoritetet gjatë takimit në prill në Gjenevë ranë dakord për të nisur reformën kushtetuese, e cila duhet të jetë e hapur, transparente dhe me pjesëmarrjen e të gjitha rajoneve dhe palëve.
Duke iu drejtuar deputetë në Kiev përpara votimit, ministri i Jashtëm ukrainas, Pavlo Klimkin, tha se masa tregon vendosmërinë e vendit për të vazhduar drejt Evropës dhe Perëndimit. "Kjo do të çojë vendin në integrime evropiane dhe euroatlantike"- tha ai. (Valboni Bexheti, TVM2)
