Maqedoni
Negociatat RMV- BE, Escobar: Biseduam me francën të fillojnë që sa më shpejt
12.01.2022 17:43
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar...

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se është biseduar me Francën, e cila që nga 1 janari mban presidencën e BE-së, për bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut në Union.
Në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, Escobar tha se beson se në kohë të shkurtër mund të arrihet një marrëveshje.
“Besojmë se ata janë pjesë e Evropës, besojmë se me përmbushjen e kushteve duke mbyllur kapitujt duhet të integrohen çdo herë e më shumë në BE dhe mendojmë se kjo do të jetë një zgjidhje për të gjitha vendet tha Escobar, duke shtuar se procesi i pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE duhet të zgjidhet nga Europa, e se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht kandidaturën e RMV-së dhe besojnë se vendi ka bërë punë të madhe".
Eskobari konsideron se afati prej 6 muajsh që e njoftoi kryeministri i ri bullgar Kiril Petkov për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Maqedoninë e Veriut, është i mjaftueshëm për zgjidhjen e problemeve, por shtoi se tek partnerët evropianë ka zhgënjim se procesi nuk po shkon shpejt.
