Botë
Aksident në Afrikën e Jugut, makina përplaset me autobuzin, 17 të vdekur
12.01.2022 18:21
Një përplasje e tmerrshme kokë më kokë e një automjeti fuoristradë Toyota me një autobuz 22-vendësh...

Një përplasje e tmerrshme kokë më kokë e një automjeti fuoristradë Toyota me një autobuz 22-vendësh ka lënë 17 njerëz të vdekur dhe 8 të plagosur në Afrikën e Jugut.
Policia thotë se autobuzi shpërtheu në flakë dhe 11 pasagjerë mbetën të bllokuar brenda e nuk mundën të mbijetojnë. Shoferi i mjetit fuoristradë gjithashtu vdiq në vend.
Tetë njerëz i mbijetuan tragjedisë, gjashtë me plagë serioze ndërsa dy me plagë më të lehta. Incidenti bëri që zyrtarët të lëshonin lutje për shoferët që të kontrollojnë gjendjen teknike të mjeteve të tyre para udhëtimeve të gjata në autostrada, pasi ky është shkaku më i shpeshtë i vdekjeve dhe plagosjeve në rrugë. Aksidenti vjen vetëm disa ditë një tragjedie të ngjashme në të njëjtën autostradë.
