Botë

Stuhitë e forta në Afrikën e Jugut kanë shkaktuar vdekjen e 24 personave në javët e fundit

12.01.2022 19:53

Njoftohet se 24 persona kanë vdekur në 4 javët e fundit për shkak të stuhive të forta në provincën KwaZulu-Natal...

Njoftohet se 24 persona kanë vdekur në 4 javët e fundit për shkak të stuhive të forta në provincën KwaZulu-Natal, në lindje të Republikës së Afrikës së Jugut.
 
Në një deklaratë nga qeveria e provincës KwaZulu-Natal, thuhet se që nga 15 dhjetori provinca është përfshirë nga stuhi të forta.
 
Gjithashtu konfirmohet se 18 persona janë mbytur për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.
 
Në deklaratë thuhet se janë dëmtuar më shumë se 700 objekte, ndërsa në vend kanë ndodhur dëme materiale në rreth 207 milionë dollarë.
 
Shërbimi i motit i Afrikës së Jugut ka paralajmëruar gjithashtu për shira të dendur që priten në të gjithë provincën./Top Channel