“Covid 19”, çdo i katërti i testuar, është pozitiv

13.01.2022 11:53

Statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë javën e fundit....

Statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë javën e fundit, tregojnë të dhëna shqetësuese sa i përket pandemisë me Covid 19. 

Çdo i katërti i testuar në vend rezulton pozitiv. Varianti Omikron është zbuluar në 68% të mostrave të sekuencuara në laboratorin e virologjisë të Institutit për Shëndet Publik.

Dje nga 7.123 qytetarë të testuar pozitivë kanë rezultuar 1.822 persona, pra rreth 25.5 për qind.

Ngjashëm ishte edhe një ditë më parë kur u vërejt rekord prej  1.964 të infektuarish (25.4 %)  nga 7.724 teste të kryera.

Po ashtu, të dhënat e një dite më parë tregojnë se ka pasur edhe mbi 170 ri-infektime.