Salduesit e Kumanovës në grevë, kërkojnë pagat

23.12.2014 17:28

Mbi 500 të punësuar të Fabrikës për Saldimin e Gypave dhe Profileve në Kumanovë, për të dytën ditë radhazi janë hedhur në grevë, në shenjë pakënaqësie për ngecjen e madje gjashtë pagave mujore dhe mospagesën e kontributeve....

Ata nga bordi i drejtorëve kërkojnë që fillimisht t’u paguhen dy paga mujore, si dhe kontributet deri në Vitin e Ri.

“Kërkesat tona minimale janë pagesa e dy pagave dhe pagesa e sigurimit shëndetësor deri në Vitin e Ri”- tha kryetari i Organizatës Sindikale, Metodija Seizovski.

Punëtorët thonë se gjendja e tyre është vënë në pikëpyetje, kurse  ndokush qëllimisht po e zhvlerëson fabrikën për t’u shitur me çmim të  ulët. Greva është paralajmëruar të zgjasë pesë ditë, me shpresë se kërkesat e tyre minimale do të plotësohen. (Nexhat Aqifi, TVM2)