8 janari, Berisha në Prokurori

13.01.2022 12:37

Ish-Kryeministri, Sali Berisha.....

Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka mbërritur në Prokurori, ku pritet të merret në pyetje në lidhje me protestën e dhunshme të thirrur nga vetë ai në 8 janar te selia e Partisë Demokratike.

Pas Berishës, në Prokurori pritet të shkojë edhe deputeti Flamur Noka, i cili po ashtu do të pyetet për gjithçka që ndodhi në 8 janar, ku njëri prej të akuzuarve është edhe vetë ai.

Ndërkohë, nesër në Prokurorinë e Tiranës do të paraqitet Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.