Integrimi i RMV-së në BE, Bomgartner: Do angazhohemi të arrihet përparim

13.01.2022 13:07

Ambasadori i Francës në vendin tonë, Siril Bomgartner....

Ambasadori i Francës në vendin tonë, Siril Bomgartner, gjatë fjalimit të tij në seancën e Këshillit për Euro-integrime derisa shpalosi prioritet e Francës gjatë kryesimit me Bashkimin Evropian tha se Franca do të ketë një qasje konstruktive në këtë drejtim.

“Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për këtë temë nuk ka afat të përcaktuar sepse ky afat varet nga mbledhja ndërqeveritare. Por është e qartë se në vazhdimësi do të bëhen përpjekje për qasje konstruktive dhe gjatë kryesimit francez të arrihet përparim.”,- deklaroi Siril Bomgartner.