Kumanovë, në një aksident trafiku ndërron jetë një 26-vjeçar
13.01.2022 13:19
Një i ri nga Kumanova ka ndërruar jetë....

Një i ri nga Kumanova ka ndërruar jetë pas një aksident që ndodhi sot rreth orës 02:36 pas mesnate. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Tode Dumba”.
Vetura e tipit Pezho me dy udhëtarë ka goditur fillimisht një mur më pastaj një veturë të parkuar.
“Mëngjesin e sotëm në ora 02:36 në rrugën “Tode Dumba” automjeti i pasagjerëve “Peugeot” me targa të Kumanovës, në të cilin ishte 26-vjeçari P.P. dhe 29-vjeçari N.S. goditi një mur dhe një automjet të parkuar. P.P. ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Mjeku i Emergjencës në Kumanovë ka konstatuar vdekjen”, - njoftojnë nga SPB Kumanovë.
