Inspektorati i tregut kontroll në Dibër
Nga ky aksion janë konfiskuar katër kompjuterë, me të cilët tregtarët kanë shumëzuar cd-të, pra disqet, por u konfiskuan dhe një numër i madh i disqeve të kopjuara.....

Sot, organet policore së bashku me inspektorët e tregut realizuan aksionin e koordinuar në qytetin e Dibrës, ku u kontrolluan 15 subjekte juridike nga të gjithë ata subjekte nga inspektori i tregut dhe nga ana policore është konstatuar se gjatë punës së këtyre subjekteve janë konstatuar shkelje ligjore, për çka, sipas kryetarit të Trupit Koordinues të Mjeteve Intelektuale pranë Qeverisë, Mite Kostov, janë ngritur katër aktpadi për kundërvajtje dhe kallëzim penal ndaj të gjitha personave juridik, ndërkaq dy nga subjektet e kontrolluara janë mbyllur.
Kostov, më tej shtoi se ky aksion është i rregullt dhe ka për qëllim të përcjellë mesazhin tek grupet qëllimore, që të respektojnë të drejtën e autorit dhe të drejtën autorësisë industriale dhe në këtë drejtim do të vazhdojmë edhe më tutje, shprehet Kostov.
Nga ky aksion janë konfiskuar katër kompjuterë, me të cilët tregtarët kanë shumëzuar cd-të, pra disqet, por u konfiskuan dhe një numër i madh i disqeve të kopjuara. (Atli Dema, TVM2)
