Murtaja afrikane në Dellçevë, 190 derra u janë mbytur fermerëve
Pas paraqitjes së murtajës afrikane në fshatin Dramçe të Dellçevës....

Pas paraqitjes së murtajës afrikane në fshatin Dramçe të Dellçevës në sipërfaqe prej tre kilometrash janë mbytur 195 derra shtëpiak që të mos vijë deri te përhapja e virusit.
Agjencia për ushqim dhe veterinari ka thënë se e ka të patjetërsueshëm zbatimin e masave të sigurisë ndërsa të gjithë fermerët do të dëmshpërblehen.
“Ekziston rregullore dhe çmimore e cila do të jetë në fuqi në atë moment kur po t’i kemi numrat e saktë të derrave, fermave cilës kategori i takojnë dhe sipas kësaj do të bëhet edhe dëmshpërblimi i cili do të jetë i shpejtë.”,- tha drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Nikollçe Babovski.
“Presim nga shteti që të fillojë me realizimin e programit për rritjen e biosigurisë në ferma, inspektime të rregullta dhe ndalim për veprimtari për të gjithë ata që do të refuzojnë rritjen e biosigurisë.”,- theksoi përfaqësuesi i Grupacionit të Prodhuesve të Vegjël, Bojan Gjeorgjievski.
Rasti i parë me murtajë afrikane në shtet u evidentua më 6 janar në fshatin Dramçe të Dellçevës. (Flutura Latifi, TVM2)
