Milloshovski: E pamoralshme Dimitrov të flasë për dëmet
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.....

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, ka vlerësuar se ësht e pamoralshme që zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, të kritikojë qasjen e Qeverisë në kontestin me Bullgarinë.
Me këtë, sipas tij, ai dëshmon se paraprakisht ka marrë pjesë në marrëveshje të re, siç tha ai, të dëmshme me Bullgarinë.
“Atë që e përmendi Dimitrovi, se është e mundur edhe një marrëveshje e dëmshme me Bullgarinë, vetëm konfirmon se Nikolla Dimitrov paraprakisht e ka ditur për përgatitjen e një marrëveshjeje eventuale të këtillë të dëmshme me Bullgarinë, por derisa ka qenë funksionar në Qeveri, ka heshtur, ndërsa pasi ka parë se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, ka vendosur të flasë, gjë që është jomorale, por në këtë rast rreziku i marrëveshjes së këtillë nuk e zvogëlon dhe për këtë duhet të jemi seriozë dhe të kujdesshëm.”,- deklaroi Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.
Sipas Milloshoskit, deklaratat e djeshme të Dimitrovit dhe mosbesimi i shprehur publikisht ndaj kolegut të tij të deritanishëm, ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tregon se edhe Dimitrovi edhe Osmani janë vetëm pasqyra e të njëjtës monedhë, e cila në Qeveri paraqet “interes për ekzistencës e saj dhe karrierës së tyre personale”.
Dimitrov për herë të parë të mërkurën shprehu mosbesimin e tij ndaj ministrit të jashtëm Bujar Osmani. "Ai vazhdimisht ka presion që të ketë sukses me çdokush, ndërsa unë gjithmonë kam thënë se disa çështje nuk negociohen", ka deklaruar Dimitrov.
Por, shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, ka sqaruar se qëndrimet e tij si ministër i Punëve të Jashtme dhe si njeri absolutisht përputhen me pozicionet shtetërore që Qeveria i përfaqëson në mënyrë aktive: edhe kur bashkërisht u ndërtuan interesat shtetërore gjatë krijimit të Marrëveshjes së Prespës dhe kur bashkërisht u krijua Marrëveshja për Miqësi me Bullgarinë, e edhe tani, kur flitet për tejkalimin e dallimeve me fqinjët tanë. (Naim Ramadani, TVM2)
