VMRO-DPMNE dhe LSDM, shkëmbim akuzash për ngrohjen qendrore
VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në...

VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në se ka shkatërruar ekonominë dhe gjithë sektorin energjetik duke shkaktuar krizë energjetike dhe shpenzime shtesë të gjithë qytetarëve dhe komunave.
VMRO-DPMNE thotë se LSDM po ofron zgjidhje gjysmake për problemin me gazin për ngrohjen qendrore, andaj nga kjo parti thonë se Qeveria duhet të paguajë gjithë shpenzimet për gazin.
“Përfitimet e BDI-së e LSDM-së e futi vendin në krizë energjetike dhe financiare, qytetarët paguajnë energjinë e shtrenjtë, kompanitë dhe komunat shumë herë më shumë. Përfitimet e tyre dhe pamundësia për energji elektrike po i varfërojnë qytetarët dhe komunat. Dhe tani ofrohet zgjidhje gjysmake për ngrohjen me gaz.”,- tha Stefçe Antovski nga VMRO-DPMNE.
Autoritet e pushtetit lokal thonë se arka e Qytetit të Shkupit nuk ka mjete për të paguar një pjesë e shpenzimeve për ngrohjen qendrore, ashtu siç kërkon Qeveria. Kërkojnë që këtë çështje të zgjidh Qeveri. Por nga LSDM thotë Arsovska ka 670 mijë euro të shpenzojë për punësime partiake, ndërsa nuk ka gatishmëri të subvencionojë ngrohjen qendrore.
“Arsovska punon kundër interesave të qytetarëve dhe me vetëdije vepron kundër zhvillimit të qytetit të Shkupit. Qyteti i Shkupit ka buxhetin e tij dhe në vend që të kërkojë justifikime për paaftësinë e saj, Arsovska duhet të fillojë të punojë për atë që është zgjedhur, të zgjidh problemet e qytetarëve, në të kundërtën le të japë dorëheqjen nga pozita e cila po e udhëheq në mënyrë të papërgjegjshme dhe joserioze.”,- u shpreh këshilltarja e LSDM-së në Qytetin e Shkupit, Ljubica Jançeva.
Sipas përllogaritjes së rregullatorëve, gaz për ngrohje qendrore ka deri të shtunën, por me shpërndarjen më të ulët të energjisë elektrike nga BEG, ndoshta do të jetë e mundur thanë rregullatorët që të vazhdohet ngrohja qendrore edhe për një periudhë pak më të gjatë.
Por çfarë do të ndodh më pas askush nuk e dinë. KRRE u bëri thirrje të drejtpërdrejt Qeverisë, Qytetit të Shkupit dhe komunave që të gjejnë zgjidhje, ndërsa Qeveria u Shpreh e gatshme që të ndihmojë BEG me 5 milion euro, nëse edhe Qyteti i Shkupit edhe komunat kontribuojnë edhe me 1 milion euro tjera. (Rexhep Qamili, TVM2)
