Sulmet amerikane në Siri rezultojnë me 1 mijë e 171 të vrarë

23.12.2014 17:55

Si rezultat i sulmeve ajrore të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara në Siri, gjatë tre muajve të fundit janë vrarë 1 mijë e 171 persona, shumica militantë....

Udhëheqësi i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër, Rami Abdulrahman, ka thënë se vetëm 52 nga numri i të vrarëve janë civilë.

Aktivistët e kësaj organizate kanë thënë se numri i të vdekurve nga ana e kryengritësve islamikë mund të jetë edhe më i madh. Në total, SHBA ka kryer 488 sulme ajrore në Siri, deri më 15 dhjetor. (Leunora Kaliqi, TVM2)