Qeveri, sigurohen sasi shtesë të energjisë elektrike
Në kushte të krizës së furnizimit me energji elektrike....

Në kushte të krizës së furnizimit me energji elektrike, qeveria në seancën e fundit mori vendim për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike.
Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, informoi se sasitë shtesë të energjisë elektrike të sigurohen nga prodhimi vendor, përkatësisht nga Sh. A. Te-To Shkup, e cila do të punojë në shtatë ditë të javës nga ora 05 e mëngjesit deri në ora 01 në mbrëmje, me kapacitet të plotë.
“Me këtë vendim EMV do ta blej energjinë elektrike të prodhuar nga SHA Te-to Shkup, e cila nuk është e dedikuar për konsumatorët e SHA Te-To Shkup në përputhje me lidhje të kontratës për shit-blerje të energjisë elektrike me të cilën do të rregullohen të drejtat dhe detyrimet reciproke. Çmimi me të cilin SHA EMV do të mundet ta merr prodhimin e energjisë eklektrike nga SHA Teto nuk duhet të jetë më e lartë se 170 euro për megavat orë.”,- deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Me shtimin e sasisë së energjisë elektrike, Bekteshi tha se do të rregullohet edhe problemi me ngrohjet qendrore.
“Në mënyrë indirekte përmes këtij vendimi do të sigurohet energji edhe për BEG.”,- u shpreh ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
HA Teto ka kapacitet prodhues prej 227 megavat orë, i cili nuk është në mënyrë të plotë i shfrytëzuar gjatë ditëve të fundjavës. (Ersan Pajaziti, TVM2)
