Mitsotakis: Marrëveshja e Prespës ka gabime, ne e respektojmë
Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis ka komentuar Marrëveshjen e Prespës.....

Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis ka komentuar Marrëveshjen e Prespës, dokument i nënshkruar në qershor të vitit 2018, për arritjen e zgjidhjes së kontestit shumë vjeçar greko-maqedonas për emrin.
Në një intervistë për televizioni grek “Antena”, Micotakis ka thënë se marrëveshja ngërthen shumë gabime, megjithatë pala greke dhe ai si kryeministër bëjnw përpjekje të vazhdueshme për ti përmirësuar raportet me shtetin fiqnj dhe për ta rrespektuar Marrëveshjen.
Kritika ndaj këtij dokumenti nuk i referohej emrit, por gjuhës dhe etnisë maqedonase, dhe ky është gabimi më i madh, ka thënë Mitsotakis sipas të cilit këto gabime nuk mund të shërohen sepse është shumë vonë.
“Prej fillimit të nënshkrimit unë mendoj se ka gabime në marrëveshje por ne duhet të respektojmë marrëveshjen pasi duam të rrisim ndikimin ekonomik dhe duam të rrisim ndikimin e fuqisë sonë energjetike në Ballkan dhe në Evropën lindore dhe qendrore. Me respektimin e kësaj marrëveshje ne drejtohemi për të ardhme me bashkëpunim ekonomik ku mund të përfitojnë vendet e përfshira” – tha Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Micotakis vlerëson si të rëndësishëm fillimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE sepse përmes tij Greqia “do të ketë mundësinë të bëjë presion për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe të shërojë çdo dobësi aq sa e lejon kuadri ligjor”.
Thotë se ai dhe partia e tij janë plotësisht në përputhje me pikëpamjet për Marrëveshjen e Prespës para ardhjes në pushtet, duke shpjeguar se do të kishte qenë shumë e lehtë dhe e dobishme për të nëse ai do të kishte thënë në prag të zgjedhjeve se do të anulojë marrëveshjen.
Thotë se nuk e ka bërë një gjë të tillë, duke e ditur që marrëveshjet e nënshkruara dhe të garantuara ndërkombëtarisht nuk mund të ndryshohen. (Fitore Demolli, TVM2)
