MSH: “Covid19”, vdekshmëria te të pavaksinuarit shumë e lartë

14.01.2022 14:31

Ministria e Shëndetësisë publikon analizën e të vaksinuarve....

Personat e pavaksinuar janë më të rrezikuar ndaj infesionit me covid 19 andaj edhe numri i vdekshmërisë dhe hospitalizimeve është mi I lartë te të pa vaksinuarit. 

Të vaksinuar janë personat që kanë pranuar dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në periudhën nga data 06.gusht 2021 deri më 13 janar 2022 në territorin e vendit 85.593 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga të testuarit me COVID 19, 37% e tyre janë vaksinuar plotësisht, pra 32.079 persona. Është një numër i madh i qytetarëve të pavaksinuar të infektuar me Covid 19. Sipas statistikave të muajve të kaluar, 53.514 qytetarë, pra 63% e të infektuarve pozitivë me Covid 19 nuk janë vaksinuar.

“Aktualisht janë të shtruar 340 persona, prej tyre 19% janë të vaksinuar, 81% të pavaksinuar. Gjatë javëve të fundit presioni ndaj spitaleve është ulur për shtrimet, por janë shtuar ekzaminimet ambulatore, duke arritur deri në njëqind pacientë në ditë nga spitali”, - thuhet në raportin e MSH-së.

Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është drastikisht më e lartë, tregon analiza. Në periudhën 6.gusht 2021 deri më 13.janar 2022,  78% e të vdekurve me Covid kanë qenë të pavaksinuar dhe vetëm 22% kanë marrë vaksinën.

Ministria e Shëndetësisë tregon rëndësinë e vaksinimit. I bëjmë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, vetëm kështu do të arrijmë imunitetin kolektiv dhe do të parandalojmë përhapjen e mutacioneve SARSKоV2. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)