Indi, 9 të vdekur pasi treni doli nga shinat
14.01.2022 12:43
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur edhe katër trupa.....

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur edhe katër trupa gjatë natës derisa po pastronin mbetjet e dëmtuara të një treni që doli nga shinat në shtetin e Bengalit të Indisë, duke e rritur numrin e të vdekurve në nëntë, tha një zyrtar indian.
Si rezultat i aksidentit 36 persona u plagosën në aksident të enjten, pasi treni doli nga binarët dhe tre u përmbysën, ka thënë një zëdhënës i ministrisë së hekurudhave.
Treni ishte rrugës për në Guëahati në shtetin Rajasthan kur ndodhi aksidenti.Sipas zyrtarit të lartë të policisë, të gjithë të lënduarit po trajtohen në spital.
