Vazhdon vaksinimi ne vendet e rajonit
Shqipëria aktualisht ka 17,783 raste active me Covid 19....

Shqipëria aktualisht ka 17,783 raste active me Covid 19, për shkak të numrit të lartë të të ifektuarve, vaksinimi vazhdon me intenzitet të madh, duke kaluar mbi 2 million numrin e të vaksinuarve.
Ndërsa Kosova rradhitet vendi me më pak të infektuar në rajon, ku numri i rasteve aktive me Covid-19 është 2,811.
Edhe pse Bullgaria shënoi një rekord të ri me mbi 7000 raste ditore, protestat kundër vaksinimit të detyryeshëm vazhdojnë për disa ditë me rradhe para ndërtesës së Kuvendit.
Në Britanin e Madhe identifikohen mbi 100 mijë raste të reja me COVID në 24 orë. Një ulje e lehtë prej një dite më parë.
“Covid 19”, shumë vende të Evropës detyrojnë vaksinimin
Varianti Omikron i koronavirusit është bërë dominues edhe në Gjermani, 73% e popullësisë janë infektuar.
Gjatë ditës janë shënuar 335 viktima dhe kjo ka shtyrë autoritetet për vaksinim të detyrueshëm.
“Vaksinimi i detyrueshëm është rruga më të sigurt dhe tmë e shpejtë për t’i dhënë fund pandemisë - tha Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach.
Ndërkohë Hungaria dhe Spanja gjatë luftës me pandeminë ka shtuar edhe dozën e katër.
“Ekspertët sugjeruan që qeveria duhet të mbështesë promovimin e një doze të katërt të vaksinës së koronavirusit. Nëse ju mendoni se keni nevojë për një vaksinë të 4-të, katër muaj pas vaksinës së trete, mund të vaksinoheni” – tha Kryeministri i Hugarisë, Viktor Orban.
“Vendimi për vaksinën e katërt ka të bëjë me pacientët me kancer, pacientë që kanë kryer operacione, pacientët me dializë dhe që kanë imunitet të dobët doza përforcuese do të jepet pesë muaj pas dozës së tretë” – u shpreh Minitstja spanjolle e Shëndetësisë, Carolina Darias.
Spanja është një nga vendet e para në botë me numrin më të lartë të të vaksinuarve. Franca ka miratuar kufizime të forta për personat e pavaksinuar për të frenuar valën e pestë të infeksioneve në vend.
“Neni shndërron lejen shëndetësore në një leje vaksinimi.Me 242 vota pro dhe 69 kundër, i japim dritë jeshile vaksinimit të detyruar” – theksoi Kryetari i Senatit francez, Gérard Larcher.
Edhe presidenti i SHBA-ve, Joe Biden kërkon vaksinim të detyruar në sipërmarrjet e mëdha me mbi 100 punonjës,por gjykata rrezon vendimin e tij.
“Pavarësisht vendimit i cili më duhet të them se është zhgënjyes, iu bëj thirrje bizneseve të vendosin rregullat e tyre lidhur me vaksinimin, ndërkohë që një pjesë e mirë e kompanive e kanë bërë tashmë një gjë të tillë” – tha presidenti amerika, Joe Biden.
India vendi i katërt me numrin më të lartë te viktimave nga covid 19. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 485, 350 humbje jete.Anglia është bërë vendi më i fundit që ka ulur kohë e izolimit për njerëzit e infektuar me koronavirus në pesë ditë, pasi vendi përballet me mungesë të madhe të stafit punues. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins Që prej nisjes së pandemisë në mbarë botën janë regjistruar mbi 319 milionë raste dhe mbi 5.5 milionë njerëz kanë humbur jetën. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
