Euroambasadori francez për kontestin me Bullgarinë: Ndihmojmë por nuk e marrim rolin e ndërmjetësuesit

14.01.2022 15:17

Franca si udhëheqëse me Bashkimin Evropian....

Franca si udhëheqëse me Bashkimin Evropian do të jep kontributin e vet maksimal që Shkupi dhe Sofja të zgjidhin kontestin, por nuk do të merr rolin e "diplomacisë fluturake"  sepse problemi është dypalësh dhe  ndërmejtësimi nuk ka vend në tavolinë, tha ambasadori francez,  Bomgartner.

Sërish potencoi se  nuk ka afat të caktuar për mbajtjen e konferencës ndërqveritare për Maqedoninë e Veriut.

“Ne si presidencë franceze nuk duam të bëjmë diçka që do të jetë joproduktive në këtë  kontekst të lehtë. Ekziston dialog  mes dy palëve  dhe ajo çka duhet të bëjmë ne është  që mos jemi protagonist, të jemi në fotografi, pro të mundësojmë kjo të zhvillohet në mënyrën më të mirë. Jemi në disponim të  ndihmojmë. Nuk duhet ndërmjetësim. Palët duhet të dakordohen për dialog. Vendi  i ka plotësuar të gjitha kushtet teknike,  juridike dhe evropiane. Ajo që do të ndihmonte në përmirësimin e kushteve,  është që të përafrohen pozicionet, të arrihet marrëveshje dhe të fillojnë bisedimet  mes RMV-së dhe BE-së,   sa më herët gjatë presidencës franceze” – tha Ambasadori i Francës në RMV, Siril Bomgartner.

Euroambasadori Gir: Zgjidhni problemin dypalësh, pastaj fillojmë negociatat

Edhe euroambasadori David Gir nuk komenton retorikat  mes politikanëve të  RMV-së dhe Bullgarisë. BE mbetet brenda  kornizës për zgjerim, ndërsa ideja për fqinjësi të mirë  është diçka tjetër, potencoi Gir.

“Inkurajojmë edhe RMV-në edhe Bullgarinë  të vazhdojnë me angazhimin që t'i zgjidhin problemet mes vete që të mundemi ne t'i  fillojmë bisedimet për anëtarsim me RMV-në dhe Shqipërinë. Në raport me  deklaratat e ndryshme në të dy parlamentet do t'ju them se ajo është çështje bilaterale që tangon dy palët dhe unë nuk komentoj. Shoh  inkurajim  në ardhjen e kryeministrit bullgar Petkov” – tha Euroambasadori në RMV, Dejvid Gir.

Duke folur  për mundësinë e ndarjes së RVM-së dhe Shqipërisë , ambasadori francez  Bomgartner tha se në kushtet aktuale nuk rekomandohet ndarja e tyre dhe se prioritet është që të bashkohen të gjitha forcat  në zgjidhjen e kontestit me Bullagrinë ,dhe me këtë të  zhbllohoket  procesi  eurointegrues, edhe për RMV-në edhe për Shqipërinë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)