Fillimi i gjysmëvejtorit të ri, vendimi para fillimit të gjysmëvjetorit

14.01.2022 16:35

Gjysëmvjetori i dytë do të fillojë online.....

Gjysëmvjetori i dytë do të fillojë online apo  me prani fizike është çështje që po preokupon nxënësit dhe kuadrin arsimor por ende autoritetet shëndetësore  nuk kanë përgjigje sepse siç thonë vendimi  do të varet nga situata  epidemiologjike.

Infektologja Osmani vlerëson me prani fizike, duke respektuar masat

Për atë se cili do të ishte opcioni i duhur TVM 2 pyeti infektologen Arlinda Osmani, e cila konsideron se  viti shkollor duhet të fillojë me prani fizike, ndërsa nxënësit dhe kuadri arsimor duhet me përpikshëri tu përmbahet protokolleve të  caktuara nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.

“Mendoj që viti shkollor duhet të fillojë me atë që tw ju përmbahemi protokolleve që janë të  caktuara nga komisioni për sëmundje ngjitëse. Masat ne i dimw, ato janë mbajtja e maskave, larja e duarve, distanca  fizike dhe vaksinimi. Vatër përhapje infeksioni paraqet grumbullimi i personave në ambiente të mbyllura ku nuk respektohen masat për parandalimin e sëmundjes përkatëse ngjitëse” – tha infektologja, Arlinda Osmani.

Vendimi përfundimtar se si do të fillojë viti shkollor do të dihet pak  para fundit të pushimit dimëror bëri të ditur Komisioni për sëmundje infektive i cili vendimin përfundimtar do ta  merr duke u bazuar  në situatën mometale epidemiologjike me “Covid 19”. (Flutura Latifi, TVM2)