Mjekësi: 36 vjeçares në Shkupi i largohet tumor mbi 7 kg

14.01.2022 17:29

Në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë Shkup....

Në Klinikën  Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë Shkup, mjekët kanë arritur të heqin nga një paciente 36 vjeçare   një tumor të madh prej 7kg e 300gr. Intervenimi kirurgjik është kryer nga  operuesi kryesor,  Dr. Sasha Jovçevski me asistentet Dr. Mulaki dhe Dr. Dauti dhe ekipin e anestezisë.

Nga reparti i Kirurgjisë se përgjithshme gjinekologjike thonë se formacioni tumoroz tek pacientja është dijagnostikuar para dy vitesh,  i cili ka pësuar rritje me intenzitet më të lartë gjashtë muajt e fundit.

Ky lloj tumori i përket llojit të tumoreve me natyrë beninje, me origjinë nga ovariumet.

Tumore me dimenzione të tilla hasen rrallë, shpesh janë asimptomatike por me rritje intenzive dhe diagnostikimi bëhet shpesh gjatë kontrollave rutine gjinekologjike ose gjatë komplikimeve të tyre si përdredhje (torkvimi i tyre) ose inflamacion akut që manifestohet me klinike akute.