Arrihet marrëveshje për ngrohje qendrore, Bekteshi: Qytetarët do kenë ngrohje pandërprerë

14.01.2022 20:26

Shkupjanët nuk duhet të brengosen....

Shkupjanët nuk duhet të brengosen, ngrohje qendrore gjatë sezonit dimëror do të ketë, sigurojnë nga qeveria. Nga këtu informojnë se me kërkesë të Ballkan Energi Group, menaxhimin me këtë kompani dhe me ngrohtoren Shkup-Veri do ta merr EMV.

Ky vendim sipas ministrit të ekonomisë Bekteshi u morr me qëllim që mos të ndërpritet nxemja, pasi BEG nuk ka kapacitete të mjaftueshme për furnizim me gaz. 

“Me marrëveshjet për bashkpunim tekniko-juridik të gjitha të drejtat dhe detyrimet që i kanë pasur subjektet do të pushojnë. Të drejtat dhe detyrimet deri në vazhdimin e marrëveshjes do të jenë të EMV-së. SHA EMV do të menaxhoj gjithë punën financiare përmes një llogarie të veçantë dhe për atë do të dorëzon raport deri në qeveri në kontiunitet. SHA EMV veçmë posedon licencë për energji termike.” – tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Nga qeveria thonë se është miratuar dekret në pjesën e kritereve dhe kushteve për shpallje të gjendjes së krizës në tregun e energjisë termike, me çka qeveria do të ndan mjete financiare me të cilat do të subvencionohen faturat e të gjithë qytetarëve që shfrytëzojnë ngrohjen qendrore.

“Masat që janë pjesë përbërëse e dekretit mundësojnë qeveria përmes EMV ta stabilizon tregun e energjisë termike. SHA EMV sot e nënshkroi marrëveshjen për prokurimin e energjisë elektrike me Teto deri më 31 janar të këtij viti. Për realizimin e kësaj marrëveshje Teto do të prodhon sasi shtesë të energjisë termike. Përskaj energjisë elektrike, me çka do të mundësohet furnizim cilësor dhe i vazhdueshëm në këtë periudhë” – u shpreh Bekteshi.

BEG edhe më tej do të posedon liccencë, bëri të ditur kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimovski. Ai tha se BEG ka premtuar edhe përmirësim të furnizimit me ngrohjet qendrore. (Ersan Pajaziti, TVM2)