Maqedoni

Covid 19, vala e re rrit interesimin për testim

15.01.2022 14:11

Numri i qytetarëve të infektuar me kovid 19 ditëve të fundit është rritur ndjeshëm...

Numri i qytetarëve të infektuar me kovid 19 ditëve të fundit është rritur ndjeshëm, si pasoj e grumbullimeve gjatë festave, por edhe përhapjes së shpejtë të variantit Omikron thonë mjekët.
 
Kjo ka bërë që të rritet edhe numri i qytetarëve për tu testuar, madje qytetarët presin me ditë për termine. Nga ana tjetër vërehet interesim i ulët i qytetarëve të vednit për vaksinim me dozen e parë. Gjatë këtyre ditëve 400 deri në 600 persona janë vaksinuar, kryesisht për dozën e tretë.
 
“Është rritur numri i të interesuarve për tu testuar sidomos javëve të fundit, pasi filloi të rritet numri i te infektuarve. Ndërsa interesimi për tu vaksinuar është kryesisht për dozën e tretë. Ka persona vine edhe për dozën e parë por numri është i ulët. Interesim më të madh për tu vaksinuar kanë të moshuarit mbi 60 vjeç”. u shpreh mjeku në poliklinikën “Bukureshet”, Aleksandar Ristovski.
 
Mjekët, ka rënë interesimi për vaksinim me dozën e parë
 
Nëpër punktet e vaksinimit vërehen kresisht të moshuar që presin rradhë për të marrë dozën e tretë.
 
“Jam këtu për dozën e tretë, më shqetëson rritja e numerit”, theksoi qytetari.
 
“Erdha të marr dozën e tretë. Është e natyrëshme të shqetësohesh nga përhapja”, u shpreh qytetari.
 
“Shkoj ta marr dozën e tretë të vaksinës. Shifrat e fundit më shqetësojnë”, theksoi qytetari.
 
“Dua ta marr dozën e tretë,jam vaksinuar edhe me vaksinën kundër gripit sezonal”, u shpreh qytetari.
 
Epidemiologët vazhdojnë me apelet e njejta. Mbajte e maskave dhe ruajta e distancës, imunizim kolektiv për mbrojten e fëmijëve dhe pleqëve të cilët janë kategoria më e rrezikuar. Sipas tyre vaksina kundër Covid 19 të mbron nga hospitalizmi dhe zvogëlon pasojat me përfundim fatal.
 
FARIJE DAUTI BAKIU