Maqedoni

Në kopshte rritet numri i fëmijëve me varicellë, mjekët: Kontrollimi pediatrik i patjetërsueshëm

15.01.2022 14:39

Çerdhet në vend po shënojnë rritje të numrit të fëmijëve të infektuar me virusin e variçellës e njohur në popull si lija e dhenve...

Në kuadër të çerdhes Fidani janë evidentuar 17 raste të fëmijëve të infektuar, me çrast prindërit e tyre janë informuar dhe kanë hapur pushime mjeksore, deri në shërim të plotë të fëmijëve nga kjo sëmundje infektive. 
 
“Në institucion tonë kemi pasur disa raste me sëmundje infektive siç është variçella dhe menjëherë kemi marrë masa ta fëmijë janë izoluar dhe janë lëshuar në shtëpi përderisa ata fëmijë shërohen tërësisht dhe me vërtetim të mjekut amë mund të ktehen në kopsht”, u shpreh drejtoresha e çerdhes Fidani, Gzime Bakiu.  
 
Variçella përhapet përmes spërkalave të pështymës në kontakt me fëmijët tjerë të infektuar thekson për TVM 2 Infektologia Arlinda Osmani. Fillon me temepraturë të lartë dhe me ndryshime veziskulose në lëkurë. Prindërit duhet të drejtohen deri te pediatri i cili përcakton terapinë  e nevojshme. 
 
“Të mos merret terapi pa konsultim me mjekun specialist pediatër qoftë antibiotik apo terapi antivirusale. Te fëmijët imunokompetent terapi është terapi me vitaminë. Lëngje pa sheqer me shumicë dhe antipiretik me tempraturë të lartë në qoftëse paraqiten komplikime tjera atëherë jipen antibotik”, theksoi infektologia Arlinda Osmani. 
 
Fëmijët që nuk kanë simptome nuk ka nevojë të izolohen potencon infektologja Osmani. 
 
“Kjo nuk është sëmundje që ka nevojë prë karantinë dhe fëmijët nëse nuk kanë simptoma nuk ka nevojë që të izolohen, sepse mund të jenë fëmijë që kanë kaluar sëmundjen dhe për momentin nuk do të infektohen sepse kontagjiozitet i nuk është qind për qind dhe nuk është sëmundje karantinë dhe me mortalitet të lartë”, u shpreh Osmani. 
 
Në të shumtën e rasteve variçella kalon pa komplikime,  por te fëmijët me imunitet të dobësuar nevojiten edhe antibiotikë sepse mund të paraqiten edhe pneumoni dhe ndezje të sistemit nervor. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI