Maqedoni

Kuvend, debat për zgjehdjen e qeverisë së re

15.01.2022 14:57

Qeveria e re ka plan të qartë dhe të realizueshëm për përballje me krizën ekonomike dhe energjetike...

Qeveria e re ka plan të qartë dhe të realizueshëm për përballje me krizën ekonomike dhe energjetike dhe për tejkalim të pasojave negative nga pandemia, tha mandatari për formimin e qeverisë së re Dimitar Kovaçevski gjatë fjalimit të tij në Kuvend, ku po debatohet lidhur me propozimin për qeverinë e re.
 
Kovaçevski u zotua se do të bashkpunojë me të gjitha vendet fqinje përfshi këtu edhe Bullgarinë, por do të ketë edhe angazhim të njejtë për të gjitha bashkësitë etnike në vend.  
 
“Nuk di, nuk dua dhe nuk do ti ndaj njerëzit, qytetarët, ministrat në “tanët” dhe “tuajët”. Qytetarët janë të lodhur nga ndasitë, përleshjet dhe mashtrimet e vazhdueshme. U është mjaftë nga politika ditore dhe nga luftat me kumtesat partiake. Planifikoj të dalloj vetëm njerëzit e aftë dhe të paaftë, të ndershëm dhe të pandershëm, punëtorë dhe jo punëtorë, të përgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm. Për të parët gjithmonë do të ketë vend dhe do të kenë mbështetje, për të dytët nuk do të ketë vend në Qeveri dhe institucione dhe nuk do të ketë vend”, u shpreh mandatari për kryeministër Dimitar Kovaçevski.
 
Për VMRO-DPMNE-në opozitare kjo qeveri e Dimitar Kovapçevski është vazhdimsi e qeverisë së koruptuar të Zaevit, të cilën qytetarët e kanë dënuar në zgjedhjet lokale, qeveri e cila do të sjell varfërim ekonomik dhe rritje të çmimeve. 
 
“Kjo qeveri nuk ka zgjidhje për luftë ndaj korupcionit, krizës ekoomike dhe enrgjetike dhe integrimeve evropiane. Prandaj, zgjidhje e vetme janë zgjedhjet e shpejta të parakohshme parlamentare, gjithçka tjetër është ikje nga populli. Nuk do ta prëkrahim këtë qeveri dhe në periudhën e ardhshme të shihemi në institucione, por edhe jashtë në rrugë dhe së bashku të arrijmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të nënkuptojnë ndryshime në Maqedoni”, theksoi Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.
 
Edhe sipas Aleancës për Shqiptarët kësaj qeverie I mungon besimi nga populli. Në ekipin e ri të qeverisë vazhdojnë të mbeten figura të cilat sipas ASh-së janë të dështuara dhe që duhet të bartin përgjegjësi për krimin dhe korupcionin që kanë bërë. 
 
“Ministrat e BDI-së, të cilët kanë qenë në qeverinë paraprake, “unblock” vazhdojnë të jenë ministra, që I bie se kanë qenë të pagabueshëm, se skanë asnjëfarë përgjegjësie për asnjë skandal korrupsioni. Poashtu ofroni ministra si zotëri Spasovski, zotëri Mariçiqi, zotëri Nikollovski, të cilët poashtu si ministrat e BDI-së kanë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë së kaluar. Ne jemi vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit në Evropë, kurse ministri që ishte përgjegjës për të luftuar korrupsionin, vazhdon të jetë ministër në Qeverinë tuaj. Ne dhamë 200 pasaporta për narko-kriminelët që të shëtisin lirshëm duke rrezikuar zonën Shengen. Kishim skandale të shumta: Mijallkov kur dëshiron hyn, kur dëshiron del nga shteti, ish kryeministri Gruevski iku, kurse zotëri Spasovski vazhdon të jetë ministër i Punëve të Brendshme”, u shpreh Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët.
 
Për BDI-në vota për qeverinë e re është vote për vazhdimin e jetës cilësore dhe mekanizmave qartë të definuara për përballje me krizën shëndetsore, energjetike dhe ekonomike. 
 
“Është koha të dëshmojmë pjekuri politike, të japim kontributin tonë, për të mundësuar stabilitet, dhe konsistencë vendimmarrëse në shërbim të qytetarëve dhe perspectives më të madhe të zhvillimit. Para nesh kemi një program të konsoliduar, një vision të qartë zhvillimi të një shumice partlamentare e cila e ka legjitimitetin e plotë të buruar nga zgjedhjet e fundit parlamentare në korrik të vitit 2020”, theksoi Arbër Ademi nga BDI.
 
Krahas përkrahjes së LSDM-së dhe BDI-së qeveria e re pritet të ket edhe përkrahjen e 4 deputetëve të Alternatives, e cila do të ketë 3 resore ministrore. Debati kuvendorë për qeverinë e re do të zgjas deri të dielen në mesnatë kur edhe duhet të nxirret në votim dhe nëse merr votat e 61 deputetëve qeveria llogaritet e zgjedhur. 
 
ERSAN PAJAZITI