Maqedoni
Formimi i ekzekutivit të ri, Iseni: Një varg sfida për mandatarin e ri
15.01.2022 15:17
Mandatarin e ri Dimitar Kovaçevski e presin një sërë problemesh të cilat ndërlidhen edhe me kushtezimet paraprake...

Mandatarin e ri Dimitar Kovaçevski e presin një sërë problemesh të cilat ndërlidhen edhe me kushtezimet paraprake të cilat beheshin për tu siguruar shunmica e nevojshme për arritjen e marrëveshjes për ekzekutivin e ri. Kështu vlerson politologu Xhenur Iseni i cili mes tjerash qeverin e Re e cilësoi si “Koalicion të kushtëzuar”.
Ai gjithashtu shton se mollë sherri që mund ta cojë vendin në zgjedhje të parakohshme është kontesti i pazgjidhur me Bullgarinë. Jetëgjatësinë e kësaj qeverie mund ta shpëtojë vetëm heqja e vetos bullgare dhe fillimi i bisedimeve me BE-ne, thotë Iseni.
“Qeverinë e Kovaçevskit do ta presin një varg problemesh serioze e që mund të shpëtoj vetëm hapja e bisedimeve me Bashkimin Evropian nëse Bullgaria lëshon pe në këtë drejtim. Kjo pasi shumica e partive në Qeveri narativin kryesor për pjesmarrjen në këtë përbërje qeveritare e kanë integrimin dhe nëse nuk ka lëvizje në këtë aspect në gjasht muajt e parë të këti viti do të ketë presion të madhë ndaj koalicionit qeveritar për të mbetur bashkë ose jo. Këtë koalicion e quaj si Koalicion të kushtëzuar që do të varet nga fillimi I negociatave me BE-në dhe nëse kjo nuk ndodh do të jetë presioni shumë I madhë që ka fundi I këti viti mund të shkohet edhe në zgjedhje të reja parlamentare”, u shpreh politologu Xhenur Iseni.
Ai më tej shton se është hera e parë që shqiptarët në një farë forme udhëheqin shtetin me numër gati të barabartë ministrash shqiptar me palën maqedonase, por ngelet për tu parë se sa do të arrijnë të përmbushin objektivin dhe të zhvillojnë zonat me shumicë shqiptarë.
Iseni vlerëson se gjithcka do të varet nga cilësia e kuadrove për të arritur sukese, sidomos në zonat shqiptare.
SANIJE DURAKU
