Botë
Kosovë, shënohet 23-vjetori i masakrës së Reçakut
15.01.2022 15:36
Në Kosovë u shënau edhe 23-vjetori i Masakrës së Reçakut, ku u vranë 45 civil shqiptarë...

Me këtë rast u bënë homazhe në Kompleksin memorial në Reçak. Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësues ndërkombëtarë kanë thënë se askush nuk mund të harrojë apo mohojë atë që ndodhi ne Reçak.
Përmes një video-mesazhi, ish-ambasadori William Walker u shpreh se çdo vit prej kur ka ndodhur ky krim është rritur rëndësia për masakrën në Reçak.
Ai ka kujtuar ditën kur ndodhi ky krim dhe ditë më pas kur me mijëra banorë të fshatit morën pjesë në varrimin e 45 të vrarëve.
