Kulturë

Filmi dokumentarë, premierë e “101 role, 102 jetë”

15.01.2022 15:54

Në vigjilje të 70 vjetorit të lindjes dhe shënimit të karrierës gjysmë shekullore të aktorit Bajrush Mjaku...

Në vigjilje të 70 vjetorit të lindjes dhe shënimit të karrierës gjysmë shekullore të aktorit Bajrush Mjaku, u shfaq premiera e filmit dokumentar të metrazhit të gjatë “101 role, 102 jetë”.
 
Titulli i filmit reflekton sekuencat e laryshisë së personazheve teatrale të jetësuara me profesionalizëm të jashtzakonshëm. Duke përshfaqur aktrimin e tij si një mision jetësor, filmi në skenar të gazetarit tanimë të ndejr Reshat Kamberi dhe regji të Filip Herin, fokusohet në jetën dhe karrierën e bujshme artistike të aktorit novator në botën e artit, me dimensione artistike që pikasin vëmendjen e figurave më të rëndësishme të teatrit, brenda dhe jasht vendit. 
 
Krahas jetës artistike, filmi dokumentar vë në pah edhe dimensionin personal të aktorit Bajrush Mjaku si bashkëshort, baba dhe gjysh, përkushtimit ndaj familjes së tij, në kohët më të vështira për të përfaqësuar kulturën e tij shqiptare, si dhe peripecitë në kontributin e tij në zhvillimi të dramës shqipe në vend.                   
                                
“70 vjetori i lindjes, 50 vite në skenë, 101 role, po thonë 102 jetë, ta kthej pak në gjuhën e unifikuar, jam ca i emocionuar. Jemi munduar që të ngrejm tri paralele, jetën time private, punën time në teatër dhe deri diku zhvillimin apo rrugen e zhvillimit të teatrit të  dramës shqiptare të teatrit të kombësive, sa  ia kemi arrit kësaj do ta vlerësoni ju”, u shpreh aktori Bajrush Mjaku.                                                                                                  
“E falenderoj ekipin sepse është projekt që e kemi punuar për 4 vite dhe kemi mësuar shumë për një histori të bukur, për një të tashme dhe një të ardhme të bukur, për të cilën mendoj se të gjith sëbashku mundemi shumë më mirë të shkojm përpara dhe bota të na njeh si artist të vërtetë, si njerëz që e duan profesionin dhe zanatin e tyre”, theksoi regjisori Filip Herin. 
 
Mbrëmja u hap me një minut heshtje në nderim të skenaristit të filmit, gazetarit Reshat Kmaberi, që bashk me ekipin e filmit dokumentauan një dëshmi të pashlyeshme të një karriere të pakrahasueshme teatrore si ajo e Bajrush Mjakut.
 
Filmi është mbështetur nga agjencia e Filmit dhe ka filluar rrugëtimin e pjesmarrjeve në festivale të filmit.   
 
ARLINDA BAFTIU