Botë
OBSh: Covid 19, mbi 50 mijë viktima brenda një jave
15.01.2022 16:32
Kosova është vendi me më pak të infektuar në rajon...
Kosova është vendi me më pak të infektuar në rajon, por ditët e fundit ka shënuar një rritje të resteve të reja me kovid 19. Në Shqipëri numri i të infektuarve në bazë ditore arrinë në rreht dy mijë të inefktuar.
Nga vendet e rajonit Greqia është vendi më më shumë të infektuar, vetëm gjatë ditës atje janë regjistruar mbi 19 raste të reja, kjo ka nxitur autoritetet për vaksinim te detyrueshëm të personave mbi 60-vjeç. ason Sërbia me mbi 12 mijë infeksione.
Në nivel botërorë SHBA-të janë vendi me më shumë viktima, me 849 061 të vdekur, të ndjekura nga Brazili me 620 796, India me 485 350 dhe Rusia me 319 911.Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson, duke marrë parasysh vdekshmërinë e tepërt të lidhur drejtpërdrejt dhe indirekt me Covid-19, se numri i të vdekurve nga pandemia mund të jetë dy deri në tre herë më i lartë se ai i regjistruar zyrtarish.
“Pothuajse mbi 50,000 vdekje në javë, 50,000 janë vdekje shumë.Nuk duhet të lejojmë që ky virus të kalojë pa pagesë ose të tundë flamurin e bardhë, veçanërisht kur kaq shumë njerëz në mbarë botën mbeten të pavaksinuar. Shifrat janë më të larta por shumnica trajtohen në kushte shtëpiake”, u shpreh kreu i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Gjermania ka regjistruar një incidencë rekorde shtatë-ditore prej 497.1 infeksionesh me coronavirus për 100 mijë banorë që nga fillimi i pandemisë, 78% e popullësisë në Gjermani janë infektuar.
“Nëse infeksionet rriten ndjeshëm dhe sistemi shëndetësor mbingarkohet, atëherë do të merren parasysh masa të reja”, theksoi ministri gjerman i shëndetësisë Karl Lauterbach.
Skocia dhe Uellsi kanë hequr disa kufizime sepse numri I të infektuarve ka rënë. Edhe në Britanin e Madhe infeksionet po pakësohen cdo javë, ashtu si edhe shtrimet në spital, prandaj atje po rishikohen masat anti-Covid
“Mendohet të hiqet dhe mundësia për të punuar nga shtëpia, do të mbetet në fuqi vetëm mbajtja e maskave në transportin publik dhe dyqane”, u shpreh ministri i shëndetësisë në Britanin e Madhe Sajid Javid.
Pandemia ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 5 519 380 personave në të gjithë botën që nga fundi i dhjetorit 2019 .
FARIJE DAUTI BAKIU
