Maqedoni
Petkov, të martën për vizitë në Shkup
15.01.2022 17:01
Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov të martën më 18 janar do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup...

Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov të martën më 18 janar do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup.
Delegacioni bullgar përfshin ministren e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Nikollaj Sibev dhe nënkryetarin e Asamblesë kombëtare Kristian Vigenin.
Delegacioni bullgar do të pritet nga Dimitar Kovaçevski, nëse ky i fundit do të marr të dielen mandatin e kryemisnitrit nga ana e kuvendit.
Vizita e Petkov u vu në pikëpyetje pasi ai dhe presidenti Rumen Radev detyruan të izoloheshin për shkak të kontaktit me një person të infektuar me kovid 19.
Karantina e tij u hoq pasi doli negativ në testin PCR, prandja edhe mund ta realizojë vizitin në Shkup.
