Botë

Kosova regjistron 658 raste të reja me koronavirus

15.01.2022 19:04

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të shtunën, më 15 janar...

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të shtunën, më 15 janar, janë regjistruar 658 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 6 mijë e 8 mostrave.
 
Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 10.95 për qind.
 
Në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar vdekje nga COVID-19.
 
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 160 persona janë shëruar derisa 3.837 persona janë ende aktivë në koronavirus.
 
Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.
 
Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.
 
Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.
 
Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë./evropaelire