Maqedoni

Tetovë, sanohet defekti i ujësjellësit

15.01.2022 17:48

Pas një defekti dy javor, sot u sanua defekti në rrjetin e ujësjellësit të Leshnicës që furnizon Tetovën me ujë...

Nga Komuna e Tetovës njoftuan se pas një defekti disa ditor, sot ekipi i Ndërmarrjes Publike Komunale e përfundoi sanimin e gypit dhe tanimë nëpër shtëpitë e qytetarëve ka filluar të arrijë uji, ka bërë të ditur kryetari I Tettovës Bilall Kasami.
 
Pas nje defekti disa ditor, sot ekipi i Ndërmarjes Publike Komunale e përfundoi sanimin e gypit dhe tanimë nëpër shtëpitë e qytetarëve vetëm se ka filluar të arrijë uji. 
 
Falënderoj punonjësit e NPK‐së që nuk u ndalën aspak duke punuar vazhdimisht në temperatura tejet të ulëta për sanimim e saj. Defektet e këtilla shpresoj të mos na përsëriten më. thekson Kasami në facebook.