Maqedoni

Elektro ekonomia e Maqedonisë së Veriut, javën e ardhshme merr në menaxhim ngrohtoret

15.01.2022 18:07

Shoqëria Aksionare ELektro Ekonomia e MAqedonisë së Veriut i javën e ardhshme merr menaxhimin me BEG dhe ngrohtoren Shkup Veri...

Shoqëria Aksionare Elektro Ekonomia e Maqedonisë së Veriut i javën e ardhshme merr menaxhimin me BEG dhe ngrohtoren Shkup Veri.
 
“SHA EVM në vazhdimësi shpreh gatishmëri dhe bashkëpunim me institucionet dhe në periudhën e kaluar është vënë në dispozicion për angazhimin dhe përfshirjen e saj shtesë në mesataret për tejkalimin e gjendjes së krizës”, thonë nga kjo kompani. Në pajtim me Dekretin e sjell nga Qeveria lidhur me krizën e shkaktuar në furnizimin me energjinë e ngrohjes dhe vendimet shtesë të cilat do të vijojnë, Ekektro Ekonomia e Maqedonisë së Veriut do ta ndërmarrë udhëheqjen me BEG deri në përfundimin e krizës me furnizimin me energjinë e ngrohjes.Në ndërkohë, ELektro Ekonomia nënshkroi marrëveshje me Shoqatën për prodhimin e energjisë elektrike dhe të ngrohjes TE-TO SHA Shkup. “Me këtë marrëveshje, TE-TO do ta rrisë vëllimin e prodhimit të energjisë elektrike dhe të ngrohjes, gjegjësisht do të punojë me kapacitet maksimal shtatë ditë në javë në vend të pesë ditëve si deri më tani, në periudhën prej orës 05:00 deri në orën 01:00. pas mesnate me fuqi të plotë, gjegjësisht do të përmbushë kapacitetin maksimal të instaluar prej 227 megavat. Energjinë elektrike do ta marrë SHA EVM, ndërsa sasia e shtuar e energjisë termike që rezulton nga procesi do t’i dërgohet BEG-ut dhe Shkupit Veri, gjegjësisht në rrjetin e ngrohjes në qytetin e Shkupit”, theksojnë nga EVM.
 
Prej atje potencojnë se ngrohja në qytetin e Shkupit nuk do të shkyçet në oraret e mbrëmjes deri në ora 22:00, siç ishte konfirmuar deri më tani, por energjia e ngrohjes për shfrytëzuesit do të ofrohet deri në ora 01:00.