Kuvendi i Kosovës, rezulutë kundër referendumit të Serbisë
Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë kundër mbajtjes së votimit për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese...

Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë kundër mbajtjes së votimit për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.
Nga 77 deputë të pranishëm në sallë gjatë votimit 76 ishin për dhe një abstenoi. Rezoluta u propozua nga grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-së, AAK-së dhe Grupit Multientik.
Në hapje të seancës së Kuvendit kryeministri Albin Kurti tha se nuk është kundër të drejtës së votës së qytetarëve serbë me dy shtetësi duke thënë se votimi mund të bëhet në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.
Edhe Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së theksoi qëndrimin e partisë së tij, kundër referendumit të Serbisë në Kosovë. Listës Serbe u larguan nga salla e Kuvendit me arsyetimin se “nuk dëshiron t’i japin legjitimitet seancës”. Ndërsa seancën kuvendore e bojkotoi PDK.
