Botë
Pentagoni, egziston rrezik për invazion Rus në Ukrainë
15.01.2022 18:45
Bisedimet në Gjanevë, Bruksel e Vienë përfunduan pa zgjidhje lidhur me Ukrainën...

Pentagoni paralajmëron për rrezikun e invazionit rus në Ukrainë, duke krijuar shkas të rrejshëm për intervenim. Ndërsa shefi i diplomacisë ruse Llavrov thot se Rusia nuk do të pres përjetësisht ti pranohen propozimet.
“Kemi informacione se Rusia aktivisht po përgaditet që të krijojë kushte për invazion potencial përkatësisht intervenim në Ukrainë. Ata tanimë kanë shpërndarë agjent të kryejnë operacion të ashtuquajtur nën flamur të rrejshëm, që do të dukej sisulm ndaj forcave të tyre, popullit ose popullsisë ruse në Ukrainë”, u shpreh zëdhënësi i Pentagonit, Xhon Kirbi.
Llavrov, nuk do të presim përjetësisht për marrveshje
“E dim se mund ta ruajmë sigurinë në çfardo situate por nuk do të presim përjetësishtndrshime dhe premtime. Nëse nuk pranohen propozimet tona do ta vlerësojmë situatën dhe do ta njoftojmë presidentin”, theksoi minsitri i punëve të jashtme i Rusisë, Sergej Llavrov.
