Maqedoni

Petkov para vizitës në Shkup, vij me gatishmëri që të punojmë sëbashku

16.01.2022 14:21

Kryeministri bullgar Kirill Petkov, i cili të martën vjen për vizitë në Shkup...

Kryeministri bullgar Kirill Petkov, i cili të martën vjen për vizitë në Shkup, thotë se vjen me tone konstruktive dhe gadishmëri për të punuar sëbashku.
 
Ai në një intervistë për agjencinë MIA thot se nuk sjell asnjë aneks të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, por vjen me një ton konstruktiv dhe gatishmëri për një fillim të ri, i cili do të jetë më dinamik, më praktik, i çliruar nga angazhimet e deritanishme deklarative dhe i fokusuar në çështjet e rëndësishme konkrete që prekin jetën e përditshme të qytetarëve të dy vendeve.
 
Petkov, do të jetë burrështetasi i parë i huaj që e viziton Maqedoninë e Veriut pas votimit të Qeverisë së re.
 
“Vij me një ton konstruktiv dhe gatishmëri që të fillojmë të punojmë sëbashku. Nuk kam përgatitur dokument apo diçka tjetër, sepse të gjitha ato dokumente nuk kanë asnjë qëllim, nëse nuk u japim motivim real se duhet ta kryejmë punën. Unë sugjeroj që t’i lëmë dokumentet si hap të dytë dhe të fillojmë së pari, në mënyrë që të ketë diçka për të cilën do të shkruajmë në dokumentin e ardhshëm. Përndryshe, rreziku është se do të shkruajmë një dokument dhe çka pas kësaj. Këtu, detyra është që të bëjmë një program, të bëjmë grupe të punës, të fillojmë dialog, të kemi ndjenjë të besimit reciprok dhe të ketë qëllime të mira nga të dyja palët dhe të vendosim synime, të cilat duam t’i arrijmë sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh kryeminsitri i Bullgarisë, Kirill Petkov.
 
Kryeministri bullgar, i cili e vlerësoi shumë konstruktive bisedën telefonike që pati me të mandatuarin Dimitar Kovaçevki dhe shprehu besimin se të dy ata si njerëz nga fusha e ekonomisë dhe biznesit kanë energji të ngjashme për t’i çuar gjërat përpara.
 
Ai shfaqi shpresë se gjatë vizitës në Shkup do të bien dakord për themelimin e pesë grupeve të punës – për ekonominë, kulturën, infrastrukturën, integrimin evropian dhe historinë.
 
Petkov në intervistë poashtu thekson se nuk duhet vendosur afate për zgjidhjen e kontestit, por ai thot se janë të nevojshme rezultate reale, që ishte edhe një nga konkluzat e këshillit të sigurisë kombëtare në Bullgari që u thiorr nga presidenti Radev.
 
Afati varet vetëm nga gatishmëria e secilës palë për të shtrënguar duart dhe për të përfunduar punën së bashku, thotë kryeminsitri bullgar Petkov.
 
FARIJE DAUTI BAKIU