Maqedoni
Kontesti me Bullgarinë, Ruzhin: Ka shpresa për progres
16.01.2022 14:39
Ish ambasadori Nano Ruzhin është pesimist se gjatë kryesimit francez me BE-në...

Ish ambasadori Nano Ruzhin është pesimist se gjatë kryesimit francez me BE-në mund të gjendet zgjidhje përfundimtare për kontestin bullgaro-maqedonas. Ruzhin për TVM2 thotë se pikërisht në këto gjashtë muaj, do të merret vesh nëse Bullgaria është vërtetë pengesë reale për zgjerimin e BE-së, apo vetëm një paraqitje pas së cilës fshihen aktorët e fuqishëm të unonit, si: Franca, Gjermania, Hollanda dhe të tjerët.
Dy qeveritë ajo e RMV-së dhe e Bullgarisë po punojnë në kontinuitet sa i përket zgjidhjes së kontestit dy palësh , thotë Ruzhin, i cili mund shpreson për një qasje tjetër në raport me kontestin.
“Bëhet fjalë për kontest i cili mund të tejkalohet. E dyta, mendoj se është lajm i mirë se dy kryeministrat Petkov dhe Kovaçevski do të bisedojnë sinqeirsht, shpresoj, sepse në media dhe mes intelektualëve është zhvilluar një dilemë që të mos ekzistojë lloj i caktuar i çështjeve të pathëna, respektivisht nëse Bullgaria në këto pozicione është autonome ose nëse pas saj qëndron ndonjë shtet nga Bashkimi Evropian, që dëshiron sa më shumë të zvarriten punët. Unë jam optimist i papërmirsueshëm. Shpresoj që kjo çështje do të mbarojë me sukses dhe së fundmi do të marrim datë, përveç nëse ekziston ndonjë lloj euroskepticizmi ndaj Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ish ambasadori Nano Ruzhin.
Kontesti me Bullgarinë, Ruzhin: Buçkovski bëri hapa të caktuara
Ruzhin komenton edhe shkarkimin e përfaqësuesit special në Sofje, Vllado Buçkovski. Thotë se kjo është bërë për shkak të formacionit të ri qeveritar, ndërsa prezantimin e shtetit prej tij, e cilëson dinjitoze.
“Ikja e Buçkovskit! Ja qeveria e re, aktorë të rinj, ndodh shpesh në diplomaci që dikush që ka qenë lehtësues ik, por, megjithatë edhe përkundë kritikave, Buçkovski ka bërë hapa të caktuar, ka prezentuar shtetin dhe të themi, iku me kokën lartë”, theksoi Ruzhin.
Në raport me mundësinë për tejkalimin e dallimeve me Sofjen, përkujtojmë se, presidneti bullgar Rumen Radev, ka theksuar se qeveria e re duhet t'a respektojë qëndrimin nacional të Bullgarisë dhe Marrëveshjen e vitit 2017, kornizën e vitit 2019 dhe deklaratën e miratuar në Kuvend.
Poashtu ka kërkuar që dhënia e pajtueshmërisë për fillimin e bisedimeve mes RMV-së me BE-në të mos lidhet me afate por me rezultatet reale dhe konkrete.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
