Maqedoni

Kuvend, sot pritet zgjehdja e qeverisë së re

16.01.2022 14:57

Kuvendi pritet sot të zgjedh qeverinë e re...

Por gjatë debatit deputetët e VMRO DPMNE-së, thanë se qeveria që do të drejtohet nga Dmitar Kovaçevski nuk ka legjitimitet, pasi Kovaçevski nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, nuk ka kërkuar besimin e qytetarëve dhe nuk ka marrë asnjë votë prej tyre.     
                                                                                                      
“Mandatari Kovaçevski është person që nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, as nuk ka kërkuar besimin e qytetarëve dhe nuk ka marrë asnjë votë prej tyre andaj edhe nuk ka legjitimitetin e polullit. Pjes më e madhe e minsitrave mbeten dhe janë vazhdimsi e regjimit hybrid që iu shkaktua disfatë në zgjedhjet lokale të para disa muajve”, u shpreh Bllagica Lasovska nga VMRO-DPMNE.                                         
 
Por nga LSDM u kundërpërgjigjen se partitë që do të jenë pjesë e qeverisë së re kanë legjitimitet të plotë ta udhëheqin vendin, sepse në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë marrë mbështetjen e qytetarëve.
 
“Qeverinë e voton shumica parlamentare që egziston dhe jo rrellë her ndodhë që në qeveri të ektë kualicione të ndryshme, dikush të del e dikush të futet në qeveri dhe nuk shoh asgjë kontestuese rreht kësaj”, theksoi Marija Georgievska nga LSDM. 
 
Koordinatorja e grupit parlamentar të ASH-së Ilire Dauti u ankua se kreparlamentari Talat Xhaferi ka thyer rregulloren e organit ligjvënës, duke mos dhënë fjalën deputetëve të Aleancës dhe duke mos respektuar listëne folësve për të cilin paraprakisht janë dakorduar në mbledhjen koordinuese. 
 
“Ajo listë mbrëmë është konsumuar deri te I 14-ti folës, i 15 me rradhë ka qenë deputeti i Aleancës për Shqiptarët. Atij mbëlrëmë nuk i është dhënë fjala edhe pse në koordinim ishim marrë vesh që seanca të vazhdon deri në ora 19, ndërkaq lista e bërë kokë më vete nga ana e kryeparlamentarit më detyron mua që të reagoj për faktin që nuk është filluar sot me deputetin aty ku kemi mbetur mbrëmë edhe pse sot nuk kemi njpë sencë tjetër dhe vazhdojmë me listën dhe seancën e njejtë poër zgjedhjen e qeverisë”, u shpreh Ilire Dauti nga ASh.       
                                          
Por kryeparlamentari Xhaferi tha se deputetja Dauti thirret në dy nene të gabuara që ka të bëjë me seancat e diskutimeve publike, e jo në seanca për zgjedhje të qeverisë. 
 
“Për programin e mandatarit dhe propozimin për përbërjen e qeverisë, Kuvendi mban diskutim unik. Diskutimi zgjatë më së shumti dy ditë. Paragrafi i dytë thotë rradhën e deputetëve të cilët do të marrin pjesë në diskutim e përcakton kryetari i Kuvendit, në mënyrë që tu sigurojë pjesmarrje në diskutim partive të ndryshme të përfaqsuara në Kuvend. Kështu që kur të merrni të citoni rregulloren, lexojeni deri në fund rregulloren sepse ka çëlshtje të cilat janë strikt të rregulluara”, theksoi kryetari i kuvendit Talat Xhaferi.
 
Por replikat nuk përfunduan këtu. Në fjalimin e tij kryetari i partisë “E majta” Dimitar Apasiev tha se BDI krahas “zullumit” ndaj maqedonasve po i bën dëm edhe popullit të vet. 
 
“Përderisa këto fundamentalist të BE-së dhe NATO-s nuk i heqin prej goje vlerat perendimore, neve po na boshatiset shteti. Përderisa po bëni shqiponja, secili fëmijë i dytë me prejardhje nga pollogu, lind në Zvicër”, u shpreh kryetari i partisë “E majta” Dimitar Apasiev.
 
Kjo ka shtyrë Arbër Ademin e BDI-së që të reagojë duke thënë se përderisa Apasiev kundërshton vlerat strategjike si integrimi euro-atlantik, kuadrot e BDI-së luajnë rol kyç në këto procese. 
 
“BDI dhe Bujar Osmani si minister I punëve të jashtme kanë arritur suksesin më të madh në këtë proces. Si rrallë herë pas pavarësisë së vendit tonë për tema strategjike dhe sensitive, maqedonasit dhe shqiptarët flasin në një pozicion si në Shkup si në Sofje, si në Bruksel apo Vashington. Dhe dikush don ta rrezikojë këtë të arritu tamam i bie sikur ajo thënia dikujt iu dogj bishti e u kall i tërë fshati”, theksoi Arbër Ademi nga BDI
 
Debati kuvendorë për qeverinë e re duhet të zgjas mës ë voni deri në mesnatë kur edhe duhet të nxirret në votim dhe nëse merr votat e 61 deputetëve qeveria llogaritet e zgjedhur. 
 
ERSAN PAJZITI