Maqedoni
Standardi jetësor: Kostoja e jetesës, më e lartë për 0.4%
16.01.2022 15:16
Kriza ekonomike po vërehet gjithnjë e më shumë në përditshmërinë e qytetarëve...

Shumë cmime të artikujve ushqimor kanë shënuar rritje, andaj dhe shumë qytetarë të vendit druajnë që cmimet mund të pësojnë sërish rritje të reja.
Qytetarët e anketuar thonë se cmimet janë shumë të larta krahas standardit dhe nevojave për jetesë.
“Çmimet sipas standardit janë shumë shtrejt, por skemi çtë bëjmë, do të pajtohemi edhe me shtrejtësitë”, u shpreh blerësi.
“Çmimet janë rritur në krahasim me vitin e kaluar, të gjitha produkteve u janë rritur çmimet vetëm rrogat nuk rriten”, theksoi blerësi.
“Sipas standardit tonë çmimet janë të larta”, u shpreh blerësi.
Shitësit në treg ankohen se nuk ka shitje të produkteve në krahasim me vitin e kaluar pasiqë pothuajse të gjitha produktet kanë pësuar rritje.
“Momentalisht pak dobët se edhe koha e ftoht por edhe për shkak të ndrrimit të vitit. Sivjet shitja është më e dobët se edhe çmimet janë më të larta dhe pagat e ulëta. Të gjitha produktet janë në rritje si portokalli, mandarinat domatet, 10 den 20 kundra vitit të kaluar”, u shpreh shitësi.
“Janë normale për këtë kohë, por kemi edhe shumë njerëz që janë të varfër. Prej se ka filluar pandemia normale janë disa punë”, theksoi shitësi.
“Kemi ngapak shitje, çmimet i kemi si para festave edhe tani të njejta, tash në periudhën e dimrit produktet i kemi më shtrejt sepse i kemi të importuara”, u shpreh shitësi.
“Ngapak kemi shitje. Shum më pak se vitin e kaluar janë shtrejtuar të gjitha”, theksoi shitësi.
Me fjalë tjera kriza ekonomike po vërehet si nga ana e shitësve ashtu edhe nga vetë blerësit.
“Derisa njëra palë thotë që interesimi për blerje të artikujve ushqimor është i domosdoshëm, qytetarët blejnë kryesisht artikuj të cilat i kanë të patjetërsueshme. Nga ana tjetër, edhe blerësit kanë ankesa se të hyrat mujore nuk u japin mundësinë për t’u furnizuar mjaftueshëm me të gjitha artikujt e ushqimit”.
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës, bëhet e ditur se kostoja e jetesës në muajin dhjetor është më e lartë për 0,4 % krahasuar me muajin nëntor, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 0,9 %.
Krahasuar me vitin 2020, kostoja e jetesës është rritur me 3,2 %, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur me 4,3 %. Rritje është shënuar në grupet: Transport me 9.9 %, Restorante dhe hotele me 5.9 %, Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë me 3.8 %, Ushqime dhe pije joalkoolike me 3.1 %, Shëndetësi me 2.9 %, Banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera dhe argëtim dhe kulturë me 2,7 %, mallra dhe shërbime të ndryshme me 1,4 %, mobilje, amvisëri dhe mirëmbajtje familjet me 1 % , Veshje dhe këpucë me 0.2 %.
Rënie ka pasur indekset në komunikim për 0.5 % dhe arsimi është në të njëjtin nivel me një vit më parë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
